Klinika Petal

Acidi folik

Cfarë është acidi folik?
Acidi folik është një vitamin B. Ajo ndihmon trupin të krijojë qeliza të reja të shëndetshme. “Acidi folik” dhe “folatet” kuptojnë të njëjtën gjë. Acidi folik është një formë folate e krijuar nga njeriu. Në natyrë folatet gjenden në disa ushqime. Shumica e grave nuk arrijnë ta marrin acidin folik vetëm përmes ushqimit.

Kush ka nevojë për acid folik?

Të gjithë njerëzit kanë nevojë për acid folik. Acidi folik është shumë I rëndësishëm për gratë që duan një shtatzani. Nëse gruaja ka acid folik të mjaftueshëm
në trup përpara dhe gjatë shtatzanisë, mund të parandalohen shumica e defekteve të lindura:
• Spina bifida, ndodh kur kolona vertebrale e fëmijës së palindur nuk mbyllet për të mbrojtur shtyllën kurrizore. Si rezultat, nervat që kontrollojnë lëvizjet e këmbëve dhe funksionet e tjera nuk do të punojnë. Fëmijët me spina bifida shpesh kanë paaftësi për kohë të gjatë. Ata mund të kenë nevojë për disa ndërhyrje kirurgjikale.
• Anencefalia, që ndodh kur shumica ose i gjithë truri nuk zhvillohet. Fëmijët me këto probleme vdesin përpara ose shpejt pas lindjes. Disa studime kanë arritur në rezultatin se acidi folik ndihmon në parandalimin e llojeve të tjera të defekteve të lindura. Acidi folik ndihmon në shëndetin e gjakut tuaj. Sasia e pamjaftueshme e acidit folik con në anemi. Ekspertët mendojnë se acidi folik mund të luajë rol në:
Shëndetin e zemrës,
Parandalojnë ndryshimet qelizore që cojnë në kancer.

Sa acid folik i nevojitet një gruaje?
Gratë që planifikojnë shtatzaninë duhet të marrin cdo ditë 400 deri në 800 mikrogram acid folik, madje edhe kur nuk planifikojnë një shtatzani. Në këtë
mënyrë, fëmija i tyre do të ketë më pak defekte të lindura. Konsultohuni me mjekun se sa acid folik ju nevojitet nëse:
• Jeni shtatzanë ose planifikoni një shtatzani.
Gratë shtatzana kanë nevojë për 400 deri në 800 mcg acid folik në periudhën e parë të shtatzanisë dhe shpesh edhe përpara se ato të kuptojnë se janë shtatzanë. Gruaja shtatzanë duhet të marrë acid gjatë shtatzanisë.
• Jeni duke ushqyer me gji. Gruaja që ushqen me gji ka nevojë për 500 mcg. Mjekët mund tu japin vitaminat e shtatzanisë edhe gjatë kësaj periudhe, meqenëse ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit folik.
• Keni një fëmijë me defekte të lindura të trurit apo shtyllës kurrizore dhe doni të ngeleni shtatzanë përsëri. Mjeku mund tju jap një dozë prej 4 000 mcg acid folik që është 10 herë më shumë se doza normale. Kjo do të reduktonte rrezikun e një fëmije tjetër me defekte të lindura.
• Keni një pjesëtar të familjes me spina bifida. Mjeku mund tju japë 4 000 mcg acid folik. Disa persona mund të kenë nevojë më të madhe për acid folik. Flisni me mjekun për sasinë e acidit folik nëse:
• Përdorni medikamente për të trajtuar:
- Epilepsinë
- Diabetin tip 2
- Artriti rheumatoid, Lupus, psoriazis, astma, sëmundjen inflamatore të zorrës
• Keni sëmundje veshkash dhe jeni me dializë
• Keni sëmundje hepatike
• Keni drepanocitozë
• Konsumoni më tepër se një pije alkoolike në ditë.

Nëse nuk planifikoj një shtatzani për momentin dhe po përdor kontraceptiv.
A kam nevojë për acid folik?

Po! Defektet e lindura të trurit dhe shtyllës kurrizore ndodhin qysh herët në shtatzani, shpesh përpara se gruaja ta dijë që është shtatzanë. Në castin kur gruaja e kupton se është shtatzanë mund të jetë shumë vonë. Cilat ushqime përmbajnë acid folik? Acidi folik gjendet në disa ushqime, duke përfshirë
perimet, agrumet, bishtajat dhe të gjitha drithërat. Acidi folik shtohet në ushqimet që shënohen si “të pasuruara” si psh:
• Cerealet (disa kanë 100 përqind të vlerës ditore)
• Buka
• Mielli
• Makaronat
• Mishi I vicit
• Orizi

Nuk jam më në moshë riprodhimi.
Për sa acid folik kam nevojë?

Për një shëndet sa më të mirë gratë kanë nevojë për 400 mcg acid folik në ditë. Për gratë më të vjetra duhet patur parasysh që të marrin në sasi të mjaftueshme edhe vitamin B12. Marrja në sasi të madhe të acidit folik mund të fshihen shenjat e mungesës së vitaminës B12. Gratë mbi 50 vjece kanë risk të rritur për mungesën e vitaminës B12. Nëse jeni mbi 50 vjece duhet të konsultoheni me mjekun llojet e vitminave që duhet të merrni.