Klinika Petal

Arsyet per nje ekografi gjate shtatezanise

1. Ekografi rutinë e shtatëzanisë.

2. Ekografia morfologjike për zbulimin e anomalive.

3. Depistimi për Syndromin Dawn.

4. Monitorimi i shtatëzanisë dhe mirëqenies fetale.

Ju mund të prenotoni një ekografi edhe nëse:

1. Kërkoni një opinion të dytë. Nëse bebi juaj është diagnostikuar me ndonjë problem, ju mund të kërkoni një opinion të dytë nga specialistët tanë.

2. Hemorragji gjatë shtatëzanisë. Shfaqja e hemorragjisë gjatë shtatëzanisë është një arsye e fortë për të prenotuar një ekografi obstetrikale.

3. Jeni e shqetësuar për rritjen e bebit. Nuk njihet ndonjë efekt negativ, nëse bëni ekografi ekstra.

4. Ankthi i shtatëzanisë. Ju mund të keni përjetuar ndonjë abort në të kaluarën. Mbase është shtatëzania juaj e parë, ose ju keni arsye të shqetësoheni në lidhje me shtatëzaninë tuaj.

5. Nuk jeni e sigurt për moshën e shtatëzanisë. Mbase nuk i mbani mend mirë datën e periodave të fundit.

6. Sëmundje gjenetike familjare. Nëse keni histori familjare të një sëmundje gjenetike, ne ju ofrojmë diagnozë prenatale.

7. Dhimbje gjatë shtatëzanisë. Mbase ju po përjetoni dhimbje jo të zakonshme.

8. Lindje parakohe. Nëse jeni të shqetësuara për mundësinë e një lindjeje parakohe.

9. Janë pakësuar lëvizjet e bebit. Ju mund të keni vënë re që bebi nuk lëviz më si më parë ose ka ndaluar lëvizjet.

10. Udhëtim gjatë shtatëzanisë. Ju mund të keni planifikuar një udhëtim dhe doni të dini nëse është e sigurt kjo gjë në fazën e shtatëzanisë në të cilën jeni.

11. Eko 4-D. Doni të ndërtoni albumin e bebit tuaj me pamje dhe video që në barkun e nënës.