Merr në dorë shëndetin tënd.
Fatin në jetë nuk e kemi gjithmonë në dorë..., por shëndetin tonë në një masë të madhe e kemi. Mjafton për këtë, kontrolli periodik i tij të paktën një herë në vit.
Klinika Gjinekologjike “Petal” me anë të “Kartës së Shëndetit Tim”, Ju siguron pikërisht këtë: kujdesin shëndetsor periodik individual të përvitshëm.
“Karta e Shëndetit Tim” ofron:
1. Edukim dhe mundësi për ndjekje hap pas hapi të shëndetit
2. Dokumentim i vazhdueshëm i gjendjes shëndetsore, në sistemin informatik me kod personal
3. Duke pasur dokumentimin e shëndetit në sistemin informatik të klinikës, për çdo shqetësim stafi i klinikës orientohet mbi gjendjen tuaj shëndetsore duke dhënë zgjidhje.
4. Ofron çmime të reduktuara për të gjitha ekzaminimet e paracaktuara.
5. Mënyra e organizimit të punës dhe dokumentimit bën që jo vetëm të ndiqni shëndetin në mënyrë periodike, por dhe të kapni në kohë problemet shëndetsore të mundshme duke i dhënë atyre drejtimin e duhur.
6. Kursen kohë duke ofruar edhe mundësinë e bërjes së analizave dhe ekzaminimeve edhe brenda ditës.
Kjo kartë me kod personal për secilën nga Ju, funksionon sipas sistemit ndërkombëtar për grumbullimin e të dhënave, ASTRAIA. Në këtë sistem përfshihen dhe mbulohen ekzaminimet e duhura vjetore individuale në varësi të specifikave të mëposhtme:
•Historisë tuaj personale e familjare
•Moshës suaj,
•Problemeve konkrete shëndetësore,
•Kërkesave e nevojave të veçanta të sugjeruara edhe nga Ju.
Është kënaqësi e veçantë për ne të bëjmë sëbashku më të mirën në dobi të shëndetit Tuaj.
Mos nguroni të pajiseni sa më parë me “Kartën e Shëndetit Tim”, nëpërmjet së cilës Ju merrni në dorë shëndetin Tuaj!
Last Updated on E Merkure, 11 Prill 2012 12:10
Hits: 205